Mungoi në seancën e rivlerësimit të masave të sigurisë, ish-kryebashkiakja e Patosit paraqitet në SPAK

schedule11:51 - 18 Mars, 2024

schedule 11:51 - 18 Mars, 2024

Ish-kryebashkiakja e Patosit Rajmonda Balili është paraqitur në SPAK, pasi mungoi në seancën e rivlerësimit të sigurisë.

Mësohet se Balili nuk mori pjesë në seancën e rivlerësimit të masave të sigurisë, pasi ndodhej jashtë vendit. Balili ka masën e ‘pezullimit nga detyra’ për veprën penale ‘shkelje e barazisë në tendera’.

Gazetari Ermal Vija në një raportim të drejtpërdrejtë për ABC News tha se “Bëhet fjalë për dy tendera kur mbante detyrën e kryetares së bashkisë së patosit sipas prokurorisë Balili kanë favorizuar një kompani për marrjen e  dy tenderave. Nga ana tjetër Balili është shprehur se nuk ka bërë favorizim dhe se gjithçka do ia lejë në dorë drejtësisë. Përveç Balilit janë të dyshuar dhe disa anëtarë apo inxhinierë në bashkinë e Patosit.”

E pyetur nëse kanë shkelje tenderat  për të cilat ajo akuzohet, Balili u shpreh se “Ato kanë dokumente, të cilat e vërtetojnë. Jam thirrur si person i marrë në pyetje. Nuk isha në Shqipëri”.

Pyetjes a do të bashkëpunojmë me drejtësinë, Balili iu përgjigj se është e hapur dhe se çdo pretendim do të vërtetohet “Patjetër, më vjen keq, por gjithsesi do vërtetohet gjithçka”, tha ajo.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!