Mungoi ndaj Maqedonisë së Veriut, Rashica shpjegon gjithçka

schedule17:20 - 10 Tetor, 2020

schedule 17:20 - 10 Tetor, 2020

Kosova nuk arriti dot ta kalonte Maqedoninë e Veriut, pasi të besuarit e Challendes u mposhtën me rezultatin 1-2. Pritshmëritë ishin të mëdha, por në fund fati nuk ishte me ne dhe tashmë përfaqësuesja kosovare është jashtë Euro 2021.

Duhet theksuar se ata kishin shumë mungesa të rëndësishme, ku në prej tyre ishte dhe Milot Rashica. Sulmuesi anësor nuk mundi të ishte pjesë e kësaj sfide, por tifozët nuk e pritën mirë mungesën e tij.

Prandaj lojtari i Werder Bremen reagoi përmes një postimi në “Instagram”, ku shpjegoi arsyet se pse nuk luajti kundër Maqedonisë. “Sqarim… Të gjithë e kemi ditur rëndësinë e ndeshjes kundër Maqedonisë së Veriut dhe dëshira ka qenë shumë e madhe që të jem bashkë me grupin se dhe për mua personalisht do të ishte ndeshja më e rëndësishme deri tani në karrierën time.

Por deri më tani që nga ndeshja Moldavi-Kosovë kam pësuar vetëm dëmtime në gju dhe nuk jam stërvitur qoftë edhe për një herë të vetme. Kam munguar në katër ndeshjet e sezonit të ri si dhe përveç dhimbjes kam qenë shumë larg edhe me pregatitjen fizike. Ndjeva obligim ta bëjë këtë sqarim pasi pashë reagimin e njerëzeve. MR,” shkruan Rashica përkrah postimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!