Ministri i Diasporës, Pandeli Majko në një intervistë të dhënë për gazetaren e Abc News, Esiona Konomi foli për punimet e Kongresit Zgjedhor të PS.
I pyetur nga gazetarja nëse bie dakord me një PS kaq të heshtur dhe pa zëra kritikë, Majko me humor tha, se kritikat e brendshme i zhvillojnë ku tu dojë qejfi. “Nuk besoj se një shtëpi duhet vlerësuar më faktin se a dëgjohet ndonjë ulërim nga shtëpia përballë që ne të kuptojmë që atje po diksutohet. Shtëpia e madhe sigurisht që ka zhurmë, por sherri nuk është matësi i standartit të demkracisë“, tha Majko.
Ndërkaq, lidhur me lëvizjet e Presidentitt Ilir Meta, Majko u tregua mjaft i rezervuar. “Kjo punë këtë drejtim ka marrë. Nuk besoj se vlen të komentohet më shumë“, tha Majko për përplasjet mes qeverisë dhe Presidentit.
Pjesë nga intervista:
Esiona Konomi: Jeni përballë zyrës së Presidentit dhe të hënë Presidtkivvjen përballë zyrës së ktyeministri Rama
Pandeli Majko: Ne jemi te Pallati i Kongresev dhe përballë kemi zyrën e Presidentit të Republikës, nuk ka kuptime që të diskutiojmë zyra e filanit. Mendoj që Kongresi është duke u futur në rrjedhën e tij normale. Kemi detyrimet tona karshi shoqërisë shqiptare sepse pushteti që kemi është mbi të vecantën. Kemi të gjithë pushtetin lokal dhe sigurisht atë ekzekutiv. Kjo na vë përballë një presioni shumë të madh të kënaësisë por edhe pakënaqsisë që krijon qeverisja cdo ditë dhe detyrimet karshi qytetarve janë duke u diskutuar. Kjo ëhstë ajo për të cilin ne jemi mbledhur dhe jo para zyrës së kujd jemi mbledhur .
Esiona Konomi: Nuk ju shqetëson marrëdhënie mes qeverisë dhe Presidentit të Republikës?
Pandeli Majko: Tani shqetësim…kjo punë këtë drejtim ka marrë. Nuk besoj se vlen të komentohet më shumë.
Esiona Konomi: Ju keni investuar gjithë jetën tuaj në PS, por besoj se bini dakord me mua se kaq e heshtur sa është PS, kaq mungesë zërash kritikë ska pasur ndonjëherë.
Pandeli Majko: E pra ne këtu squtë po rrimë, nuk po bëjmë asnjë kritikë dhe fakti sa nuk dalim në media dhe nuk bëjmë kritikë…
Esiona Konomi: Ku i zhvilloni kritikat zoti Majko?
Pandeli Majko: Ku të na dojë qejfi. Besoj se e kupton sensin e humorit. Nuk besoj se një shtëpi duhet vlerësuar më faktin se a dëgjohet ndonjë ulërim nga shtëpia përballë që ne të kuptojmë që atje po diksutohet. Shtëpia e madhe sigurisht që ka zhurmë, por sherri nuk është matësi i standartit të demkracisë, dhe ka një arsye shumë të thjeshtë. Ne jemi shumë të përgjegjshëm lidhur me detyrimet dhe mendoj se debate dhe sherre të atyre natytrave do të ishte një komoditet. Dhe unë që mbaj mend edhe periudhën e 2004-2005 mendoj se shumë socialiste 6 muaj pasi humbën zgjedhjet po ti coje përsëri te kutia e votimit do të luftonin ndryshe.
Esiona Konomi: Ju jeni i kënaqur me nivelin e demeokracisë së brendshme që ka PS?
Pandeli Majko: Kënaqësia dhe pakënaqësia janë elementë pak subjektivë, unë mund të jem i kënaqur, dikush i pakënaqur dhe ne ajo që na bashkon nuk është sensi i kënaqësisë për nivelin e demokracisë, por sensi i përgjegjësisë që duam.
/abcnews.al