“Mungesa e Vitaminës D, pandemia e radhës”, Blerina Bombaj: Ja ushqimet ku mund ta gjejmë

schedule08:55 - 6 Qershor, 2024

schedule 08:55 - 6 Qershor, 2024

Nutricionistja e njohur, Blerina Bombaj ka ndarë disa këshilla mëngjesin e kësaj të enjte lidhur me vitaminën D. Ajo ka thënë në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” se mungesa e Vitaminës D po konsiderohet si pandemia e radhës.

Sipas dietologes, disa nga ushqimet që mund të na sigurojnë vitaminën D janë mëlçia e peshkut, peshku dhe te vezën në sasi të vogël.

Mungesa e Vitaminës D po konsiderohet pandemia e radhës. Është një deficencë shumë shqetësuese për të gjithë. Pasi po të bësh krahasime, sa shumë kohë kalonim ne në diell dhe sa kohë kalojnë fëmijët tanë në diell.

Vitamina D është pothuajse e vetmja që nuk sigurohet mjaftueshëm nga ushqimi. Është shumë pak prezente në ushqimet e përditshme. Kështu e ka bërë natyra. Këtë vitaminë e sigurojmë nga ekspozimi në diell.

Vitamina D gjendet te mëlçia e peshkut, peshku, te vezën në sasi të vogël dhe te bulmeti shumë vende e kanë të shtuar artificialisht”, tha ndër të tjera nutricionistja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!