Premier League është gati për t’u rinisur. Duelet rifillojnë në datë 17 qershor dhe ky sezon do të përfundojë më në fund. Problemi i radhës janë tifozët. Ndeshjet do të luhen me dyer të mbyllura dhe rikthimi i tyre në stadium kërkon kohë.
Diçka e tillë ka detyruar klubet angleze të gjejnë një zgjidhje alternative dhe ideja e fundit është interesante. Sky Sport raporton se po mendohet të përdorën koret e lojës së famshme elektronike, “FIFA 2020”.
Lojtarët kanë nevojë për zhurmë, sidomos kur topi përfundon në rrjetë. Brohoritjet do të jenë virtuale, por do të krijojnë njëfarë atmosfere. Gjërat po ndryshojnë, ashtu si edhe futbolli. Një futboll i ri dhe ndryshe, pritet të rinisë… /abcnews.al