Mungesa e shtatzënisë, mjekja: Kontaktoni specialistin

schedule15:44 - 1 Shkurt, 2022

schedule 15:44 - 1 Shkurt, 2022

Të gjithë atyre çifteve të cilët për më shumë se një vit tentojnë për shtatzani, por pa sukses obstetër  gjinekologia  dhe specialistja  për fertilitetin në spitalin “Hygeia” në Tiranë, Otilia  Dekovi i sugjeron të kryejnë një kontroll mjekësor.

Mjekja apelon për të mos humbur kohë pasi nëse problemi diagnostikohet shpejt rezultatet e trajtimit janë më të kënaqshme.

Për t’ju ardhur në ndihmë këtyre çifteve  spitali “Hygeia” në Tiranë ofron një paketë të plotë kontrolli.

“Hygeia”  ka një staf të specializuar mjekësh  të cilët ofrojnë programe të ndërtuara sipas problematikave të çdo çifti, duke bërë të mundur trajtimin e suksesshëm tyre, sukses që deri tani është rreth 75% për rastet e trajtuara me IVF./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!