Mungesa e Pique dhemb, Barça nuk mund të blejë në janar

schedule08:16 - 23 Nëntor, 2020

schedule 08:16 - 23 Nëntor, 2020

Dje Barcelona bëri me dije se Gerard Pique ka dy dëmtime në ligamente dhe do të jetë jashtë fushave për një kohë të gjatë, duke mos përjashtuar edhe mbylljen e parakohshme të sezonit.

Pas kësaj në Barcelonë lind nevoja e të arsyetuarit për të blerë një tjetër qendërmbrojtës. Aktualisht Barcelona ka tre qendërmbrojtës në dispozicion: Lenglet, Araujo dhe Umtiti.

 

Ky i fundit pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar në infermieri, ndërsa Araujo është ende i ri dhe jo i gatshëm të marrë përgjegjësi të mëdha në difensivën e Ronald Koeman.

Në këto kushte Barcelonës i duhet një qendërmbrojtës, por mbërritja te ai duket shumë e vështirë. Klubi aktualisht është me presidencë të përkohshme dhe drejtuesit e kanë të pamundur të shpenzojnë para.

Presidenti i ri shpallet më 24 janar, vetëm një javë para se të mbyllet merkatoja. Në këto kushte Barcelona duket se do duhet të bëjë me ekipin aktual deri në verë. /abcnews.al