Arbër Zeneli është një nga futbollistët më të mirë shqiptarë. 24-vjeçari ofensiv, i cili është pjesë e Reims në kampionatin francez, pësoi një dëmtim të rëndë kundër Malit të Zi në qershor dhe nuk ka zbritur në fushë që nga ai moment.
Një humbje e madhe për Kosovë në momentin kur kishte nevojë më shumë se kurrë për kualitetin e Zenelit. Lojtari i lindur në Suedi ka sqaruar për SuperSport Kosova se kur do të rikthehet në fushën e blertë.
“Nuk e di me saktësi se kur do të rikthehem, por në klub më kanë thënë që do të jem gati brenda dy muajve“, thekson Arbër Zeneli, i cili shpreson të jetë gati për fazën e dytë të sezonit. /abcnews.al

