Mungesa e madhe dhe stërvitja ndryshe, Ter Stegen tregon ditët e izolimit

schedule16:59 - 30 Mars, 2020

schedule 16:59 - 30 Mars, 2020

Coronavirusi ka gjunjëzuar botën dhe zgjidhja më e mirë për t’u mbrojtur është izolimi në shtëpi. Këtë gjë po bën dhe portieri i Barcelonës, Marc-Andre Ter Stegen. Gjermani tregon për “Goal” rutinën e tij në shtëpi si dhe çfarë i mungon më shumë.

Nuk jam një fans i madh i dietave. Përpiqem që të gjej balancën e duhur. Çdo njeri e di se çfarë është e shëndetshme dhe çfarë jo. Duhet të mbajmë një balancë, por duhet pasur gjithmonë kujdes me sheqerin”, shpjegon gardiani.

Gjëja që më mungon më shumë është që të jem në fushë me shokët e mi dhe të luajmë në prani të tifozëve. Po kujdesem për fizikun tim dhe këto ditë po punoj me një aplikacioni fitnesi. Në këto situata gjithmonë duhet parë ana pozitive, që është qëndrimi në shtëpi me familjen”, mbyll Ter Stegen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!