Mungesa e legjendave dhe sezoni i Teutës, Shyti flet në Pressing

schedule23:31 - 9 Janar, 2020

schedule 23:31 - 9 Janar, 2020

Artan Shyti, drejtor i përgjithshëm i Teutës, është i ftuar në emisionin Pressing, në ABC News. Shyti foli për Ndeshjen e Yjeve, që do të luhet nesër në “Air Albania”, si dhe për Teutën.

NDESHJA – “Nuk është vetëm ndeshje bamirësie, por është dhe një mundësi e mirë për shqiptarët, sidomos brezat e rinj, që të shohin yjet e futbollit shqiptar. Të shohim sërish Iglin (Tare), po të ishte Rudi (Vata), do të ishte edhe më mirë. Sa më shumë figura të ishin, rinia do i shikonte dhe do të ishte diçka shumë e mirë. Patjetër, edhe Sokol Kushta duhet të ishte. Demollari kurrë nuk e ka kritikuar Federatën, as Kushta. Vata po. Nuk mendoj se këto mungesa janë të qëllimshme, ndoshta për Vatën po, sepse e ka kritikuar hapur Federatën Shqiptare”.

TEUTA – Unë e kam thënë dhe e përsëris, futbolli shqiptar ka një krizë identiteti. Ne më tepër harxhojmë, dhe më pak fitojmë. Ne blejmë shumë lojtarë të huaj dhe pa aspirim për t’i shitur në të ardhmen. Kështu që sot më sot, ky është një problem që nuk zgjidhet aq kollaj. Investimet për majat e ekipeve, akademitë sjellin para, por nuk janë ata që po mirë funksionojnë. Te Teuta, kemi projekt ta bëjmë klubin më të saktë, me Bashkinë, me hallkat e tjera. Ne po synojmë për të ardhmen, por kjo gjë nuk na ndalon të synojmë dhe suksesin që këtë sezon. Kemi marrë një lojtar sulmues, në kuadër të shakasë, mund të luajë edhe basketboll. Objektivi në këtë fazë të kampionatit, duhet të jetë maksimal. Më pas rrugës, do të shohim”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!