Mungesa e hapësirave s’e shqetëson, Draxler shuan zërat e merkatos

schedule19:31 - 28 Nëntor, 2019

schedule 19:31 - 28 Nëntor, 2019

Julian Draxler nuk po aktivizohet shumë këtë sezon, por një fakt i tillë nuk është aspak problem për lojtarin e PSG-së. Zërat e merkatos e lidhin me një largim nga France dhe 26-vjeçari gjerman ka sqaruar gjithçka në prononcimin e dhënë për L’Equipe.

Lojtari ofensiv ndihet mirë në kryeqytetin francez dhe nuk e përjashton mundësinë e rinovimit të kontratës me PSG-në, ekip në të cilin aktivizohet prej janarit të vitit 2017.

Në Paris ndihem si në shtëpinë time, kam një kontratë deri në vitin 2021 dhe nuk e mohoj mundësinë e rinovimit me PSG-në. Në këtë moment nuk më shkon në mendje të largohem nga këtu“, thekson gjermani i kampionëve të Francës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!