“Mungesa e eksperiencës ishte faktori kryesor i humbjes”, Ahmataj pas derbit: Keqardhje për tifozët

schedule21:56 - 16 Shkurt, 2024

schedule 21:56 - 16 Shkurt, 2024

Ishte me të vërtetë një përballje spektakolare. “Demat e Kuq” të Partizanit kanë arritur një fitore madhështore, në javën e 24-t, të Abissnet Superiore, teksa në “mitikun” e “Air Albania” kanë arritur të mundin në “Derbin e Madhe”, rivalët historikë të kryeqytetit, “Bardheblutë” e Tiranës, me rezultatin e ngushtë, 2 me 1.

Pas ndeshjes, një koment të shkurtër e bëri edhe tekniku i “Bardhebluve” të Tiranës, Juljan Ahmataj, i cili shprehu keqardhje për humbjen 2-1 në derbin ndaj Partizanit. Tekniku “Bardheblu” theksoi se mungesa e eksperiencës ishte faktori kryesor në këtë disfatë.

“Më vjen keq për ambientin, për tifozët, për humbjet që pësuar. Një ndeshje shumë e mirë, u prish në një moment. Psikologjikisht u rrëzuam. Mungesë eksperiencë në disa pika kyce të lojës. Duhet t’i besojmë të rinjve, sepse kjo është e ardhmja e futbollit. Ndjejmë keqardhje për rezultatet.

Eksperienca e lojtarëve në një ndeshje derbi del në pah. Është një moment i lojës që prishet. E filluam shumë mirë lojën, e kishim nën kontroll, deri në momentin e gabimit Partizani nuk kishte gjuajtur asnjëherë në portë. Duhet eksperiencë në një ndeshje kaq të rëndësishme. Na dhemb shumë kjo humbje, por ky është futbolli.

Lojtarët kanë bërë një ndeshje shumë të mirë, përgjegjësitë i ka trajneri. Në flasim për situata dhe momente ku ka vendosur eksperienca. Me futjen e Patrik e vumë në vështirësi Partizanin, mund të shkonim te barazimi ose te fitorja. Ndeshja u prish kur u dëmtua Meta dhe u detyruam të aktivizonim një lojtar nga akademia. Imagjino sa pak eksperiencë kemi në këtë situatë.

Po e mbanim Partiznain në portë, ishim evidentë për të shkuar te goli. Nuk ishte diferencë e madhe. Kemi luajtur gjithë pjesën e dytë te zona e Partizanit dhe e kemi goditur portën.

Kemi pësuar shumë gola. Kur vijnë shumë gola nga gabime, vetbesimi bie te lojtarët, sidomos te një derbi që luhet për të fituar.

Sula ishte e vetmja zgjidhje në mbrojtje në ato momente. Kemi forca, kemi skuadër me shumë kualitet, na duhet vazhdimësia. Dimë të luajmë me tranzicione dhe poshtë. I vetmi difektë është eksperienca.

Partizani ka organikë më të madhe dhe lojtarë me eksperiencë, e ngrejnë rritmin e lojës zëvendësime. Nuk realizuam dot, patëm mundësi të mira.

Stabilizimi i portës duhet të vijë me një portier me eksperiencë. Humbëm Bekajn, Selmani u dëmtua në ndeshjet e para. Kozi dhe Abudllahu janë të rinj dhe herë pas here shfaqin oshilancione. Nuk kemi dëshirë që të rrezikojmë sidomos në ndeshje derbi”,- u shpreh tekniku, Julian Ahmataj. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!