Mungesa e De Bruyne, jo një taktikë, Guardiola sqaron situatën: Ndihej keq para ndeshjes

schedule22:16 - 9 Prill, 2024

schedule 22:16 - 9 Prill, 2024

Duhej të ishte me patjetër në formacionin titullar, jo vetëm për rëndësinë e sfidës, por edhe për “dirigjimin”, që i bën lojës, së “Qytetarëve”, të Manchester City. “Ylli” belg, Kevin De Bruyne është duke ngrohur ende stolin, mbrëmjen e kësaj të marte, me djemtë e teknikut Pep Guardiola, që po munden me rezultatin 1 me 2, në “mitikun” e “Bernabeu”, nga “Galaktikët” e Real Madrid.

Mirëpo aryseja e mungesës është zbuluar, teksa shumë pak minuta para ndeshjes, tekniku, Pep Guardiola ka shpjeguar se vendimi nuk është teknik, por për arsye të josportive, teksa me të mbërritur në dhomat e zhveshjes, mesfushori belg është ndier keq dhe i ka dhënë strategut spanolles, se nuk është gati për të zbritur në fushë.

“Kevin u ndje keq para ndeshjes, madje volli. Kur mbërritëm në dhomat e zhveshjes ai nisi të villte dhe më tha nuk jam gati”,- është shprehu tekniku spanjol, i cili ende nuk e ka vendosur nëse do ta hedhë në fushë, gjatë pjesës së dytë lojtarin e tij më të vyer, apo jo. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!