Mungesa dhe debutime në sfidën Kukësi-Skënderbeu, formacionet zyrtare

schedule16:09 - 23 Janar, 2022

schedule 16:09 - 23 Janar, 2022

Kukësi-Skënderbeu do të përballen në kuadër të javës së 17-të të Abissnet Superiores.

Një sfidë ku vetëm fitorja bën punë, me verilindorët që kërkojnë të ngushtojnë diferencën me Tiranën, ndërsa  korçarët kërkojnë t’iu largohen zonës së ftohtë sa më shumë.

Për këtë sfidë trajneri Diego Longo do të ketë në dispozicion Mustën dhe Gligorov, të cilë do e nisin titullarë ndeshjen e sotme, ndërsa sulmuesi Vasil Shkurtaj   do të jetë i gatshëm vetëm disa minuta.

Mungesa për verilindorët janë Ndreca i cili do të mungojë për arsye pezullimi, ndërsa Milunovic u dëmtua në ndeshjen kundër Dinamos dhe nuk është gati për korçarët.

Ndërkohë për trajnerin Migen Memelli mungesa e madhe në këtë takim do të jetë Leonat Vitija, i cili do të mungojë për shkak të një dëmtimi. Ndërsa Berisha ka shfaqur ditët e fundit probleme fizike, por trajneri Memelli e ka pa të arsyeshme ta aktivizoje ndaj Kukësit.

Formacionet zyrtare:

Kukësi: Tafas, Gligorov, Bytyçi, Lulaj, Marku, Dragoshi, Sh. Taipi, Pablo De Lucas, Gj. Taipi, Musta, Basa. Trajner: Diego Longo

Skënderbeu: Rexhepi, Zguro, Sadriu, Bajrami, Meksi, Frashëri, Vangjeli, Victor, Mara, Berisha, Mensah. Trajner: Migen Memelli

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!