Mundësia Ancelotti “u dogj”, Brazili ëndërron Mourinho për stolin e kombëtares

schedule15:28 - 6 Janar, 2024

schedule 15:28 - 6 Janar, 2024

Kombëtarja e Brazilit, për një kohë të gjatë, ishte e bindur se Ancelotti do të ishte trajneri i tyre i ri pas përfundimit të sezonit.

Gjithçka ndodhi ndryshe, pasi para pak ditësh trajneri italian rinovoi kontratën e tij me Real Madrid dhe u shpreh se gjithmonë ka dëshiruar të qëndronte te “Los Blancos”.

Tashmë, sipas “Corriere dello Sport”, ëndrra e Brazilit mbetet Jose Mourinho, edhe pse tekniku portugez ka deklaruar se dëshiron qëndrimin te Roma./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!