Mund të prodhonin afro një ton drogë në ditë, shkatërrohen tre mega-fabrika në Bolivi

schedule19:22 - 17 Maj, 2021

schedule 19:22 - 17 Maj, 2021

Autoritetet boliviane së fundmi kanë bërë me dije se kanë shkatërruar një prej bandave më të mëdha të prodhimit të lëndëve narkotike.

Mediat e huaja bëjnë me dije se autoritetet kanë bërë të mundur shkatërrimin e tre mega-fabrika që brenda 24 orëve prodhonin 900 kilogramë drogë.

Ndër të tjera mësohet se policia ka gjetur fabrikat e improvizuara të mbuluara me tenda dhe të fshehura nëpër pyje dhe parqet nacionale në lindje të provincës Beni, Kochabamba dhe Santa Crus, ka bërë të ditur ministria boliviane e Punëve të Brendshme.

Ndërkaq zëvendësministër për Mbrojtje Sociale dhe Kontrollimin e Substancave, Jamie Mamani ka bërë të ditur se lufta kundër drogës po vazhdon dhe se janë sekuestruar 7.4 tonë kokainë gjatë katër muajve të kaluar.

“Jemi duke kryer operacione në tërë territorin e vendit tonë, përgjatë kufijve dhe lufta kundër drogës nuk do të ndalet derisa të shfarosen të gjitha fabrikat e saj”, ka thënë ai.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!