Mund të plasë nga momenti në moment, Gjermania dërgon anijen ushtarake në Mesdhe

schedule11:02 - 3 Mars, 2021

schedule 11:02 - 3 Mars, 2021

Gjermania do të dërgojë një anije tjetër ushtarake në Mesdhe gjatë fundjavës, duke iu bashkuar misionit të BE-së për të monitoruar mbarëvajtjen e embargos së armëve të Kombeve të Bashkuara kundër Libisë.

Rreth 220 ushtarë do të jenë pjesë e ekuipazhit të anijes ushtarake të klasit “Berlin”, konfirmoi për zëdhënës i marinës gjermane për mediat. Ata do të monitorojnë anijet e mallrave që drejtohen për në Libi.

Rreth 250 ushtarë gjermanë morën pjesë në operacionin e paqes të Bashkimit Europian vitin e kaluar, për një periudhë kohore nga muaji gusht deri në dhjetor. Operacioni i BE-së filloi në maj të vitit 2020 dhe synon të stabilizojë Libinë e shkatërruar nga lufta, si dhe të mbështesë procesin e paqes të drejtuar nga OKB.

Operacioni gjithashtu ka si objektiv parandalimin e kontrabandës së naftës.

Disa vendet e akuzuara për shkeljen e embargos janë: si Turqia, Rusia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Pak muaj më parë, komandot gjermane ndaluan një anije turke, e cila dyshohej se dërgonte armë kontrabandë drejt grupeve islamiste në Libi, të mbështetura nga Presidenti Erdogan. Kjo shkaktoi një krizës mes dy vendeve.

Mesdhe është një ndër zonat me numrin më të lartë të anijeve dhe prezencës ushtarake. Përveç flotave greke, italiane, spanjolle si edhe vendeve përreth, në zonë ndodhen edhe anije franceze, amerikane dhe ruse, të cilat mbështesin aleatët e tyre në varësi të interesave.

Francezët dhe amerikanët janë duke mbështetur grekët përballë turqve, kurse Rusia prej vitesh është angazhuar në luftën civile në Siri në krahun e Bashar al Asadit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!