Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar ditën e hënë në Tiranë, pas një depozitë ka rënë nga tarraca e pallatit, por që fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur në një pallat 5 katësh në rrugën e “Durrësit”, ku një depozitë ka rënë nga tarraca, duke dëmtuar 3 automjete që ishin parkuar poshtë ndërtesës.
Fatmirësisht në momentin që ka ndodhur ngjarja nuk ka patur lëvizje njerëzish në zonë, pasi mund të rezultonte fatale.
/Abcnews.al/