Douglas Costa është një prodhim i skuadrës së Gremios. 29-vjeçari la Brazilin dhe skuadrën ku u rrit në janarin e vitit 2010, duke u transferuar në futbollin evropian. Anësori i djathtë ofensiv firmosi me Shakhtar Donetsk.
Ai kaloi pesë sezone fantastike në Ukrainë, përpara se të kalonte te Bayern Munchen dhe prej vitit 2018 te Juventusi. Daniel Guzman, ish-sulmues i njohur meksikan, ka zbuluar një prapaskenë interesante në lidhje me Douglas Costa, i cili ishte pranë transferimit te skuadra e Tigres në Meksikë.
“Kishim arritur një akord me Gremion, por Shakhtari bëri një ofertë dhe na parakaloi, kështu që Douglas Costa përfundoi në Ukrainë“, thekson Guzman për RG960. /abcnews.al