“Mund të kishim shënuar më shumë gola”, De la Fuente: Po shijojmë futbollin, ndaj Gjermanisë japim maksimumin

schedule14:06 - 1 Korrik, 2024

schedule 14:06 - 1 Korrik, 2024

Së bashku me “Pancerat” e Gjermanisë janë skuadra më në formë, në këtë Kampionat Evropian të futbollit, me “Furinë e Kuqe” spanjolle, që arriti të fitojë me rezultatin spektakolar, 4 me 1, përballë “Kryqtarëve” të Gjeorgjisë, në “RheinEnergieStadion”, të Këlnit, duke siguruar kështu avancimin për në fazën e ardhshme, të Euro 2024.

Tepër i lumtur me këtë performancë u duk të ishte dhe tekniku i “Iberikëve”, Luis de la Fuente, i cili në përfundimin e sfidës theksoi se për mediat se ekipi i tij mund të kishte shënuar tetë apo nëntë gola dhe shtoi se është i lumtur me faktin që lojtarët po shijojnë futbollin, ndërsa në përfundim të fjalës së tij u ndal pak edhe te përballja në çerekfinale me Gjermaninë.

“Jemi shumë të lumtur sepse e dimë sa e vështirë është të mbërish deri në këtë fazë të kompeticionit, e kemi parë edhe se sa kanë vuajtur kombëtaret e tjera. Ndaj nuk është diçka e lehtë dhe për t’u nënvlerësuar. Rezultati i ndeshjes është pak gënjeshtër sepse fare mirë mund të kishim fituar me shifrat 8-1 apo 9-1. Arma e tyre më e fortë ishte kundërsulmi, e dinim këtë, por vuajtëm pak. Ata nuk bënë asnjë goditje në portë, jemi të lumtur për kualifikimin.

Ndeshja me Gjermaninë? Së pari duhet të pushojmë dhe më pas të rikthehemi në fushë, të jemi vetvetja dhe të shijojmë futbollin tonë. Duhet të japim maksimumin ndaj Gjermanisë pasi nuk ka mënyrë tjetër për të fituar kundër tyre”,- u shpreh tekniku i “La Furia Roja”. /i.m /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!