“Mund të kisha shënuar edhe një tjetër gol”, Mehmeti “modest”: Jam i lumtur që po ia shpërblej trajnerit

schedule22:56 - 29 Mars, 2024

schedule 22:56 - 29 Mars, 2024

Është një skuadër e mbushur me “yje” në sulm. Kombëtarja e Shqipërisë po përjeto një gjeneratë “të artë”, në repartin ofensiv, teksa përmban lojtarë si Broja, Muçi, Muçolli, Hoxha, Muja, Daku, Seferi, Asani e Cikalleshi, por jo vetëm pasi mes tyre është edhe “fantazisti” i sulmit të Bristol City, Anis Mehmeti.

Anësori i krahut të majtë është kthyer në një lojtar kyç për skuadrën e tij këtë sezon dhe këtë e tregoi edhe mesditën e kësaj të premteje, ku ishte padyshim vendimtar, në fitoren 1 me 0, të Bristol City, ndaj “Dhelprave”, të Leicester, me 23-vjeçarin, që mposht portierin Hermansen, me një goditje fantastike nga jashtë zone, në mintuën e 73’-të të sfidës.

Pas ndeshjes, “ylli” i Kombëtares sonë dha edhe një koment të shkurtër për mediat angleze, nga ku tha se mund të kishte shënuar edhe një gol tjetër, ne pjesën e parë të sfidës, por sërish është i lumtur me tre pikët. Më tej, Mehmeti “karikoi” edhe skuadrën e tij, për ndeshjet e radhës, teksa u shpreh se duhet të vazhdojnë të besojnë te faza “play off”.

“Duhet të vazhdojmë të besojmë sepse jemi stërvitur shumë si ekip. Trajneri më ka besuar dhe jam i lumtur që po ia shpërblej. Besoj te aftësitë e mia, e dija që ishte një kontakt i mirë sa godita topi. Por jam i gëzuar për djemtë, kemi pasur disa javë të vështira ndaj është e mirë kjo fitore. Mund të kisha shënuar edhe një gol tjetër në pjesën e parë, por jam i lumtur për tre pikët.

Mendoj se është përsëritje e asaj që bëj në stërvitje dhe tani e tregoj në fushë. E dija që do shkonte në rrjetë që në momentin që preka topin. Të gjithë e dinë sa shumë më pëlqen futbolli, se sa dua të tregoj çfarë di të bëj në fushë. Mua më pëlqen ajo që bëj dhe e di që kam punuar shumë për këtë.

Kjo fitore tregon se çfarë mund të bëjmë nga ekipeve të mëdha. Duhet të vazhdojmë në çdo ndeshje. Ne kishim mungesë vazhdimësie, nëse gjejmë ritmin mund të tregojmë çfarë dimë të bëjmë në ndeshjet e mbetura dhe sezonin e ardhshëm. Ndaj Leisterit treguam se kushdo që vjen këtu, mund ta përballojmë e mundim”,- u shpreh “fantazisti” i sulmit. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!