Miralem Pjanic është pjesë e Juventusit prej vitit 2016. “Zonja e Vjetër” pagoi 35 milion euro tek arkat e Romës në korrikun e atij viti dhe transferoi boshnjakun në Torino. Një akord që mund të arrihej dy vite më parë, detaj të cilin ish-lojtari i Romës e zbulon në një bisedë në rrjetet sociale me Sonny Anderson.
“Mund të kisha shkuar te Juventusi dy vite më herët, por nuk doja t’i digjja etapat. Mjedisi te Roma ishte i shkëlqyer, por erdhi koha që të futesha në botën e Juventusit.
Objektivat? Fitorja e Champions League është qëllimi i Juventusit. Do të na duhet edhe pak fat për të patur skuadrën sa më të kompletuar. Jemi një nga 5-6 skuadrat që dëshirojnë ta dërgojnë në shtëpi këtë trofe”, thekson 30-vjeçari i bardhezinjve. /abcnews.al