Missimiliano Allegri më në fund mund të fillojë të buzëqeshë, pasi një nga lojtarët e tij pritet të rikthehet nga dëmtimi.
Bëhet fjalë për Weston McKennie, i cili gjatë këtij muaji mund t’i bashkohet skuadrës në stërvitje, teksa kujtojmë se larg fushave qëndron që nga 23 shkurti, për shkak të dëmtimit që mori në këmbë në ndeshjen e Champions League kundër Villarreal, për raundin e të 16-ave.
Rikuperimi i mesfushorit ka ecur shumë mirë, ndërsa nuk pritej që lojtari të ishte gati që këtë muaj. Ka qenë vetë McKennie që për “CBS Sport” ka treguar se së shpejti do të zbresë në fushën e lojës.
“Kur them se mund të rikthehem në prill, nënkuptoj se minimum të stërvitem me skuadrën. Sigurisht ka shumë faktorë që ndikojnë, por qëllimi im tani duke parë progresin që kam pasur, duket shumë i arritshëm. Ideale do ishte që të kthehesha në prill të luaja disa ndeshje para përfundimit të sezonit dhe me pas të vazhdoja me Nations League”, ka deklaruar McKennie. /f.a/abcnews.al