Arsitidi Kolaj këtë verë la pas dy sezonesh Pro Patrian pas dy vitesh huazim dhe iu bashkua Sassuolos, që ka në pronësi kartonin e tij. Gjithsesi, e ardhmja e talentit shqiptar nuk do të jetë në Serie A.
Gazetari i njohur italian, Nicolo Schira bën me dije se 22-vjeçari do të huazohet sërish, për të zbritur në Serie B, ku do luajë me Alessandrian. Klubet kanë gjetur akordin, teksa bashkë me të do të shkojë edhe Alessandro Russo.
Tre giovani del #Sassuolo scendono in #SerieB: Giacomo #Manzari si accasa al #Frosinone, mentre Alessandro #Russo e Aristidi #Kolaj vanno all’#Alessandria. #calciomercato
— Nicolò Schira (@NicoSchira) July 14, 2021
Kolaj luan si qendërsulmues dhe deri në sezonin e shkuar ka qenë pjesë e kombëtares U21. Sezonin e shkuar me Pro Patria në Serie C ai luajti në 33 ndeshje, 22 prej tyre si titullar dhe shënoi 5 gola.
Tashmë ai bën një hap më të madh në karrierë kaluar në Serie B, një ligë shumë më e fortë dhe me konkurrencë. Mbetet të shihet sa sukses do ketë i riu i lindur në Marino të Italisë nga emigrantë shqiptarë. /abcnews.al