Mumtas Dhrami ndan detaje për ekspozitën “Kujtime nga Kina”: Ishte koha e revolucionit kulturor

schedule16:17 - 6 Tetor, 2023

schedule 16:17 - 6 Tetor, 2023

Skulptori i mirënjohur, Mumtas Dhrami ka realizuar një ekspozitë me portretet e thjeshta dhe arkitekturën e vitit 1967.

Gjatë një interviste për emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, ai ka zbuluar detaje nga kjo ekspozitë e titulluar “Kujtimet nga Kina”.

Ndër të tjera, Dhrami theksoi se nuk ka pasqyruar revolucionin kinez, por shpirtin e këtij populli.

Është hera e parë që ekspozojë këto skica dhe është kënaqësi e veçantë se dikur unë kam qene pedagog në fakultet dhe punimet janë të herëshme, të vitit 1967. Isha me një delegacion të Lidhjes së Artistëve dhe me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve, ishte dhe Ismail Kadare. Gjatë vizitës në Kinë unë kam bërë mjaft vizatime dhe kam punuar 2-3 skulptuara, njëra nga ato është në galerinë e arteve. Për fat burokracia jonë me shkresa dhe me gjëra nuk ma krijoi mundësinë për ta ekspozuar. Ne në Kinë kur shkuam ishte situata shumë revolucionare, ishte koha e revolucionit kulturor. Pamë shumë vende, vizituam fabrika, kantiere pune, koperativa bujqësore. Kina të manhitë me zhvillimin e saj, kryesisht vizatimet që kam bërë unë, janë elemente të marra direkt nga jeta dhe ndonjë improvizim më tepër t’u lidhur me traditën e vjetër kineze, por kryesisht në marrëdhënie me njerëzit”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!