Muller nuk e ka frikë Chelsean, fjalët e tij nuk priten mirë nga Blutë

22:39 | 23/02/202022:390

Sulmuesi i Bayern Munchen, Thomas Muller, nuk e ka frikë Chelsean. Para sfidës së Champions League mes dy klubeve, gjermani ka dhënë një deklaratë që ka marrë jo pak vëmendje, si dhe nuk është pritur mirë nga tifozët blu të Londrës.

“Ata kanë një skuadër të re në moshë, me lojtarë të talentuar dhe me kualitete që mund të ndëshkojnë”, tha fillimisht Muller. “Janë një ekip i përgatitur mirë dhe me disa pika të forta.

Megjithatë, ata nuk janë skuadra më e mirë në Europë dhe ne nuk i kemi frikë. Kam besim se do të fitojmë”, tha mes të tjerash gjermani./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono