Muller me rekord, futbollisti që “fshihet” pas golave të shumtë të Bayernit

schedule20:16 - 6 Qershor, 2020

schedule 20:16 - 6 Qershor, 2020

Thomas Muller është ndoshta një nga futbollistët më pak të vlerësuar në botën e futbollit. Kualitetet e tij, asistet dhe golat shpeshherë kalojnë pa u vënë re, madje disa herë dhe kritikohet për paraqitjet e tij.

Por gjermani, asnjëherë nuk e ka ulur kokën dhe ka punuar pafundësisht për të ndihmuar skuadrën e tij të zemrës, Bayernin, për të fituar trofe pas trofeu. Edhe këtë sezon, Muller ka qenë një lojtar kyç për bavarezët.

Në fitoren e sotme të Bayernit 2-4 kundër Leverkusen, gjermani asistoi dy gola (Goretzka dhe Lewandowski), duke shkuar në kuotën e 20 asisteve këtë sezon në Bundesliga. Muller barazoi rekordin e Kevin De Bruyne (2014/15) dhe me gjashtë ndeshje të mbetura në kampionatin gjerman, me shumë gjasa do ta bëjë të tijin rekordin si asistuesi më i mirë. Një lojtar kyç, padiskutim!/abcnews.al