Muller i lindur për të vendosur rekorde, hyn në histori me këto shifra

schedule23:51 - 22 Dhjetor, 2019

schedule 23:51 - 22 Dhjetor, 2019

Sulmuesi i Bayern Munchen, Thomas Muller, ka lindur për të vendosur rekorde. Pas kaq shumë sezonesh që jemi mësuar ta shikojmë gjermanin të fitojë trofe, si individual apo dhe me bavarezët, ditën e djeshme ai i shtoi dhe një rekord të ri karrierës së tij.

Muller është lojtari i parë në historinë e Bundesligës, që arrin në shifrën e 11 asisteve vetëm në gjysmën e parë të sezonit. 30-vjeçari e arriti këtë rekord në vetëm 11 paraqitje, shifra më e ulët që nga debutimi i tij me Bayernin.

Rekordi për numrin më të madh të asisteve gjatë një sezoni të plotë mbahet nga ish-ylii i Wolfsburg, Kevin de Bruyne. Belgu e mbylli sezonin 2014/15 në kuotën e 21 asisteve dhe ndoshta ky do të jetë synimi i radhës i Thomas Muller. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!