Eksperti i Ekonomisë, Klodian Muço, në një lidhje me ‘Radarin Informativ’ në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi ka komentuar masat e qeverisë për tu ardhur në ndihmë qytetarëve me rritjen e çmimeve.
Muço tha se ngritja e bordit nuk është zgjidhja, sipas tij vetëm pezullimi i përkohshëm i taksave do të sillte ulje çmimesh në treg.
‘Nëse ne do të marrim shpenzimet mesatare në Shqipëri, mjafton që vetëm me një rritje prej 20% të çmimeve shkon në 164 mijë lekë të vjetra, pothuajse sa dyfishi i ndihmës që jep qeveria. Gati 40% e shqiptarëve marrin një pagë minimale. Çfarë duhej bërë? Pezullo taksat në mënyrë të përkohshme, e njëjta gjë siç ka bërë Maqedonia e Veriut’, tha Muço.
/Abcnews.al/