Nëse tre përbëjnë një provë, katër janë konfirmim se Ernest Muçi po kalon ndoshta momentin e tij më të mirë në karrierë. Sulmuesi shqiptar kaloi një tjetër mbrëmje të madhe personale, por jo dhe aq për skuadrën e Trabzonspor, që barazoi 3-3 në shtëpi kundër Besikatas.
Pasi mori trofeun e golit të javës, Muçi gjeti sërish rrugën e rrjetës, duke ndihmuar të zotët e shtëpisë të kthejnë një sfidë, që po shkonte në mënyrën më të keqe.
Kur kishin kaluar 22 minutat e para, Besiktas kishte shënuar dy gola.
Por në të 25-ën, sulmuesi kuqezi shënoi me një tjetër goditje nga repertori i tij teknik.
Besiktas thelloi sërish në 3-1 epërsinë e tij në pjesën e parë, por pasi mbeti me dhjetë lojtarë, u arrit nga vendasit që shënuan edhe dy herë të tjera pas pushimit.
Në shtesë, Muçi iu afrua golit të fitores, por goditja e tij u grushtua nga portieri, ndërsa topi i kthyer te shoku I skuadrës përfundoi në shtyllë.
Por kjo nuk e zbehu aspak rolin si protagonist të futbollistit 24 vjeçar në javët e fundit.
Në katër ndeshje ai ka shënuar gjashtë gola, duke patur rendimentin më të mirë në kampionatin turk.
Me siguri edhe Sylvinho do ta ketë parë formën dhe realizimet e tij, që mund t’i ndryshojnë mendje teknikut kuqezi për ta ghrumbulluar për ndeshjet e marsit në play off e “Botërorit 2026”

