Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Muçi mes Turqisë e Rusisë/ Futbollisti kuqezi pritet të largohet nga gjigandi Besiktas

schedule13:34 - 4 Shtator, 2025

schedule 13:34 - 4 Shtator, 2025

Talenti nuk i është vënë kurrë në diskutim. Ernest Muçi është një nga lojtarët më të bukur për t’u parë ndër ata që thirren në kombëtaren shqiptare, por gjithsesi në futbollin e nivelit të lartë profesionist kërkohet edhe shumë sakrificë.

Ndoshta kjo është arsyeja që Beshiktash I Stambollit, që e mori për 10 milionë euro nga Legia e Varshavës, është I vendosur që të mos e ketë më në skuadrën e tij.

Lajmet nga Turqia janë që Rubin I Kazanit, klub I Premier Ligës së Rusisë, dhe një klub tjetër I Superligës turke, duan shërbimet e 24-vjeçarit kuqezi, vlera e të cilit në treg vazhdon të jetë 10 milionë euro.

Flitet se Rubin është gati ta marrë huazim dhe t’i paguajë gjysmën e rrogës që merr tek Beshiktashi, ndonëse drejtuesit stambollinj nuk janë të kënaqur me kaq.

Besohet se turqit duan 1.8 milionë euro për të pranuar huazimin, e ndoshta verën e ardhshme mund të ketë blerje përfundimtare të kartonit.

Muçi luan për ekipin bardhezi që nga janari I vitit 2024, dhe në 61 ndeshje ka shënuar 11 gola e ka shërbyer 4 asistë, duke fituar Kupën e Turqisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!