Ishte padyshim një gol i madh, që tregon dhe momentin “magjik” që po kalon.
Ernest Muçi ka arritur të shënojë sërish me fanellën e Besiktas, me “fantazisin” e sulmit, që tundi i pari rrjetën në fitoren e madhe të “Shqiponjave të Zeza”, ndaj skuadrës së Malmo në sfidën e vlefshme për xhiron e 4-t të fazës ligës të UEFA Europa Leauge.
“Ylli” i sulmit shfrytëzoi më së miri një pasim perfekt të Svensson në minutën e 76’-të, ndërsa për të vulosur rezultatin përfundimtar të sfidës shënuan Samih Kilicsoy për turqit vendas, ndërsa Rieks shënoi golin e nderit për miqtë norvegjezë në minutën e 93’-të, i cili nuk gabon para portës së boshatisur të “gjigantëve” të Stambollit.
Falë këtij rezultati, Besiktas ngjitet në vendin e 14-të të tabelës me 6 pikë, ndërsa Malmo mbetet në vendin e 26-të me vetëm 3 pikë. /i.m /abcnews.al