Muçi fiton bastin/ Ylli kuqezi, sërish titullar tek Besiktas në Turqi

schedule12:25 - 8 Janar, 2025

schedule 12:25 - 8 Janar, 2025

Për të tretën herë ishte në fushë që nga minuta e parë. Duket qartë se Ernest Muçi I ka lënë pas problemet tek Beshiktashi, edhe pse gjigandi nga Stambolli nuk po shkëlqen aspak këtë sezon.

Ylli kuqezi u zgjodh sërish titullar nga trajneri Halim Okta, që ka zëvendësuar holandezin Van Bronkhorst, dhe bëri një paraqitje shumë të mirë në fitoren 1-0 të arritur në fushën e Sivasporit në Kupën e Turqisë.

Lojtari ofensiv I krahut ishte në terren për 73 minuta dhe disa herë ndihmoi shokët ose tentoi vetë portën.

Derbi shqiptar me Rej Manajn nuk pati, sepse sulmuesi I Sivasporit nuk ishte në dispozicion të vendasve këtë herë.

Futbollisti 23-vjeçar ka qenë titullar në dy ndeshje radhazi në Superligë dhe tani në Kupë, pra gjithsej në tri sfida e ka nisur nga fillimi, ndërsa në 3 janar realizoi në barazimin 1-1 të Beshiktashit në fushën e Rizesporit.

Ai pati një ndalesë në nëntor duke humbur dy duele dhe luajti vetëm një minutë në derbin ndaj Fenerbahçes, të fituar 1-0.

Në total, këtë sezon Muçi është aktivizuar në 20 ndeshje në kampionat, kupë dhe Ligën e Europës, me kontribut 5 gola e dy asistë.

Siç theksojnë mediat turke, shqiptari ka qenë shumë efektiv kur ka luajtur titullar.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!