Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Muçi do të thotë art/ Trabzonspor, lavdëron aksionin e tij në rastin e golit

schedule10:46 - 16 Mars, 2026

schedule 10:46 - 16 Mars, 2026

Duket se kanë rënë në dashuri me të. E sigurt që kjo ka ndodhur me klubin e tij, Trabzonspor, i cili vazhdon ta ngrejë në qiell Ernest Muçin.

Edhe pse futbollisti i kombëtares ka disa ndeshje që nuk shënon gol, sërish kontributi i tij mbetet i rëndësishëm, pasi loja nuk është vetëm kur topi hyn në portë.

Trabzonspor reagoi dhe i bëri një vlerësim të madh yllit kuqezi pasi ai krijoi golin e fitores ndaj Rizesporit në Superligën turke. Komenti në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të klubit, kishte videon e aksionit të tij dhe diçiturën lakonike, “art”.



I tillë niveli I lojtarit ofensiv shqiptar i cili ka bërë art vazhdimisht gjatë këtij sezoni. Kjo, me golat me asistet dhe me veprimet e tij vërtet elegante, prej një lojtari me klas të lartë.

Jo më kot ka 13 gola e 8 asistë këtë sezon, nga të cilët 10 rrjeta e 4 pasime për gol në Superligë. Trabzonspori mbërriti Fenerbahçen në renditje e tani do të ketë garë për vendin e dytë që të dërgon direkt në Ligën e Kampionëve.

Ky do të ishte një sukses I madh sportiv dhe financiar, e do të ndihmonte që të paguheshin pa problem 8 milionë eurot që Beshiktashi kërkon për kartonin e Ernest Muçit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!