Për Interint, prilli fillon dhe mbaron në San Siro. Për zikaltërit janë nëntë ndeshje që skuadra e Simone Inzaghit duhet të përgatitet për t’i përballuar, në tre kompeticione të ndryshme. Një muaj makthi, për shkak të gjendjes fizike që lojtarët e Interit do të duhet të ruajnë. Ose mund të jetë një ëndërr, për objektivat që mund të arrijë, sidomos ajo e Champions League. Në çdo rast, në tridhjetë ditë, Lautaro dhe shokët e tij luajnë shanset e tyre të sezonit.
Fiorentina, Lazio, Juventus dhe Benfika. Këto janë ndeshjet e mëdha që e presin Interin. Fillon me “La Viola”, një ndeshje vendimtarë për vlerën e kundërshtarit, por edhe sepse zikaltërit vijnë nga dy humbje radhazi në kampionat. Më pas ndeshja e dyfishtë në Kupën e Italisë me Juventusin, për të marrë hak ndaj dy humbjeve rrjesht të pësuara nga bardhezinjtë në kampionat këtë sezon. Gjithsesi, pika delikatë do të jetë 180 minutëshi, nëse do të jetë pa shtesa, kundër Benfikës në Champions League. Në datën 11 në Lisbonë, në datën 19 në San Siro, ku do të kuptohet nëse Interi do të jetë i aftë për të shkuar në gjysmëfinalet e këtij turneu prestigjoz evropian.
Kalendari i Interit në prill
1 prill- Fiorentina në shtëpi (Serie A)
4 prill- Juventus jashtë (Kupa e Italisë)
7 prill- Salernitana jashtë (Serie A)
11 prill- Benfica jashtë (Champions League)
15 prill- Monza në shtëpi (Serie A)
19 prill- Befica në shtëpi (Champions League)
23 prill-Empoli jashtë (Serie A)
26 prill- Juventus në shtëpi (Kupa e Italisë)
30 prill- Lazio në shtëpi (Serie A)/ h.ll/abcnews.al