Muaji i shenjtë i Ramazanit/ Kryegjyshata e bektashinjve shtron iftar për personalitetet e vendit

schedule15:49 - 27 Mars, 2024

schedule 15:49 - 27 Mars, 2024

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjëve Haxhi Dede Edmond Brahimaj vijon traditën e shtrimit të iftarit me rastin e muajit të shenjtë të ramazanit. Këtë vit, Baba Mondi mblodhi në kryegjyshatën botërore të Bektashinjëve personalitete të shumta nga të gjithë fushat.

Duke përçuar edhe njëherë tolerancën fetare, në këtë iftar nuk munguan personalitete të ndryshme nga të gjithë komunitetet fetare.

Duke shpresuar për shëndet të mirë si edhe paqe e harmoni, kryegjyshi botëror i Bektashinjëve e nisi darkën e iftarit me këtë mesazh.

Komuniteti Bektashi prej vitesh e ka kthyer në traditë shtrimin e iftarit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, si një simbol i bashkimit dhe harmonisë jo vetëm me të gjithë besimtarët myslimanë, por duke bërë bashkë personalitete të të gjithë fushave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!