Te premten nis muaji i bekuar i ramazanit, i cili për shkak të pandemisë, do të jetë ndryshe, pa namzain, dhe lutjet e përbashkëta të besimtarëve.
Kreu i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu i ka bërë thirrje besimtarëve që të respektojmë rregullat dhe protokollet, për t’u mbrojtur nga Covid-19.
“Situata e krijuar nga Covid-19 na ka detyruar që Ramazanin këtë vit ta përjetojmë kryesisht brenda një rrethi të ngushtë dhe familjar. Me shpresën dhe lutjet që tubimet për teravi, namaze nate dhe përjetimi i këtij muaji me xhemat të kthehet sa më shpejt”.
Kreu i Komunitetit Mysliman i këshillon besimtarët që të mos harrojnë gjatë këtyre ditëve që iftaret e përvitshme le ti kthejmë në ndihma për familjet në nevojë.
Kreu i komunitetit mysliman uron besimtaret agjërim të mbarë dhe sjelltë ky muaj begati, mirësi, paqe në familjet e gjithë shqiptarëve shoqërinë.
“Lus zotin që kjo situatë e krijuar nga koronavirusi të largohet sa më shpejt dhe të rikthehemi sërish tek përjetimi i namazeve në xhami, iftareve të përbashkëta dhe takimeve vëllazërore”, u shpreh ai.
Rregullat gjatë Ramazanit
1. Myftinjtë fushata sensibilizuese për publikun dhe të inkurajim për të gjithë besimtarët që t’i kryejnë ritualet fetare në banesat e tyre.
2. Anulimi i tubimeve masive edhe falja e namazit të xhumasë.
3. Pesë kohët e namazit sugjerohet të falen në mënyrë jo të organizuar, ndërkohë ezani të thirret në mënyrë të rregullt në të gjitha xhamitë.
4. Zbatimi me rigorozitet i të gjitha sugjerimeve dhe këshillave të nxjerra nga autoritetet përkatëse në vendin tonë si dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë./abcnews.al