Në muajin e dytë të Shatdaun, ylli i muzikës rok Bon Jovi dhe bashkëshortja e tij kanë vendosur t’u ofrojnë vakte falas nëpunësve që kanë mbetur pa paga. Në vitin 2011 Bon Jovi hapi restorantin e parë solidar.
“Jam këtu për ju”. Bon Jovi ofron solidaritetin e tij për nëpunësit federalë të cilët kanë mbetur pa paga për shkak të shatdaun, duke i ftuar të hanë falas në restorantin e tij solidar në Nju Xhersi. Takimi i parë do të jetë gjatë ditës së martë në Xhon Bon Xhovi “Soul Kitchen”, ndërsa gjatë ditës do të publikohen dhe takimet e tjera. Ylli i rokut u shpreh për gazetarët se në linjë me misionin e tij ai fton nëpunësit federal që të shkojnë në restorantin e tij ku do të vihen në dijeni për të gjithë mbështetjen që i ofrohet komunitetit.
E marta shënon dhe hyrjen në muajin e dytë të bllokimit të aktiviteteve qeveritare, të ashtuquajtur shatdaun, i nisur në 22 dhjetor për shkak se nuk u arrit marrëveshja mes kreut të Shtëpisë së Bardhë Tramp dhe Kongresit Amerikan për ndarjen e 5.5 miliardë dollarëve për ndërtimin e murit anti emigrant në kufi me Meksikën.
Nga profile i tij në Tuiter Tramp ka sulmuar sërish kryetaren e dhomës së deputetëve demokraten Nensi Pelozi duke thënë se nëse ajo mendon se muret janë imoralë, atëherë pse nuk kërkon që të hidhen poshtë të gjithë muret ekzistues mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës. Kështu me miliona të huaj të pakontrolluar do të mund të hyjnë në territorin amerikan, ironizon Tramp. /abcnews.al