Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Mu shemb toka”, moderatori shqiptar tregon momentin kur zbuloi se vuante nga diabeti

schedule20:19 - 15 Shtator, 2022

schedule 20:19 - 15 Shtator, 2022

Alaudin Hamiti është moderatori i njohur nga Kosova që do të prezantojë “Big Brother VIP” Kosova, së bashku me Jonida Vokshin.

Së fundmi, i ftuar në ‘Podcast Lifestyle’ me Gonxhen, ai rrëfeu për herë të parë disa detaje nga jeta e tij private. Aludini u ndal veçanërisht te një periudhë e vështirë që kaloi disa kohë më parë kur zbuloi se ishte diagnostikuar me diabet.



Moderatori tregoi se e mori vesh lajmin gjatë një kontrolli të përgjithshëm dhe nuk e priti aspak mirë. Tashmë Aludini po mban një regjim ushqimor dhe po ushtron palestër.

LEXO EDHE: Jonida Vokshi do prezantojë ‘Big Brother VIP’ në Kosovë, si reagoi Arbana Osmani

“Pasi i bëra 40 vite vendosa të bëj një një kontroll të përgjithshëm dhe kur bëra ‘check up’-in i pyesja doktorët vazhdimisht ‘ma shikoni zemrën’. Ata më thanë se zemra ime ishte shumë mirë por kishte dalë diçka tjetër, kisha diabet.

Jo që mu shemb toka por e mora shumë rëndë të them të drejtën madje ika në një laborator tjetër ta bëj edhe njëherë për ta rikonfirmuar dhe më thanë ‘po ka dalur më i lartë’. Dhe doja të dija më shumë rreth saj dhe pyesja. Tani kujdesem shumë për ushqimin, vdes për ëmbëlsira. Kam humbur peshë rreth 14-15 kilogramë gjatë asaj periudhe dhe kam filluar palestrën dhe po e mbaj nën kontroll dhe nëse nuk i qëndron gati mundesh të kesh goxha pasoja shumë të mëdha.

Nëse kujdesesh dhe e mban nën kontroll, ke plot shembuj të njerëzve që jetojnë shumë gjatë. E gjitha është të bësh kujdes në ushqime dhe të ushtrohesh në palestër”, tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!