Barcelona e shiti për vetëm 7 milion euro Luis Suarez vitin e kaluar. Bomberi uruguaian kaloi nga ekipi katalanas tek Atletico Madrid, aty ku u shpall golashënuesi më i mirë i “Colchoneros” (21 gola në La Liga) dhe fitoi titullin kampion nën drejtimin e Diego Simeones.
Një veprim i gabuar i Barcelonës, që u kritikua shumë nga të gjithë. Këtij kori i është bashkuar edhe Jordi Alba. Gjatë konferencës për shtypin me kombëtaren e tij, anësori i majtë komenton largimin e “El Pistolero”.
?⚽ @JordiAlba, en @ellarguero
? “Prácticamente se regaló a @LuisSuarez9, encima a un rival directo como el Atlético. No me gustó”
?”¿Dónde vas a encontrar un delantero como él?”
? “Ha callado muchísimas bocas, no fue fácil su último año en el Barcelona”
? #AlbaConManu pic.twitter.com/OS63CIQ306
— El Larguero (@ellarguero) June 9, 2021
“Praktikisht ishte një dhuratë që iu bë një rivali direkt për titullin. Mua m’u duk si shaka, nuk më pëlqeu aspak shitja e Suarez tek Atletico. Ku do e gjesh një sulmues si ai? Viti i tij i fundit te Barcelona nuk ishte aspak i lehtë, por ai ua mbylli gojën të gjithëve“, deklaroi Jordi Alba. /abcnews.al