“M’u bë gjyq publik”, Margjeka kërkon mediat në sallë, gjykata e rrëzon: Nxirret sekreti hetimor

schedule09:31 - 1 Tetor, 2020

schedule 09:31 - 1 Tetor, 2020

Gjyqtarja Mimoza Margjeka e akuzuar se ka marrë ryshfet për të liruar një të dënuar, ka kërkuar prezencën e medias në sallën e seancës gjyqësore të ditës së sotme.

Kjo kërkesë është kundërshtuar nga prokuroria dhe më pas është rrëzuar edhe nga gjykata duke argumentuar këtë vendim me ruajtjen e sekretit hetimor.

Ajo tha para nisjes së seancës se do të kërkonte një seancën publike pasi për ditë me radhë u raportua në media se ka marrë 6 mijë euro duke mohuar kategorikisht këtë akuzë.

“Unë do kërkoj që seanca të jetë publike.  Unë dua të jem aty por nuk dua të jetë me dyer të mbyllura. Duhet të nxirret një foni aty dhe të dëgjohet. Do kërkoj shfuqizim sepse është absurditet.

Nëse ju nuk ju lejojnë unë do kërkoj foni. Meqenëse u trumpetua gjyqtarja për tre ditë sepse mori 6000 mijë euro”, tha Mimoza Margjeka në nisje të seancës./mv. abcnews.al