MSHMS hap konkursin publik për drejtuesit e spitaleve

schedule11:43 - 23 Shtator, 2017

schedule 11:43 - 23 Shtator, 2017

Rreth nje muaj e gjysme pasi kryeministri Edi Rama iu kerkoi doreheqjet e menjehereshme Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka hapur konkursin publik per drejtoret e spitaleve. Behet fjale per 5 spitalet universitare, dy maternitetet ne Tirane, QSUT, Spitali “Shefqet Ndroqi” dhe ate te  Traumes si dhe 11 spitalet rajonale. Brenda gjashte tetorit  ata duhet te dorezojne dosjet me dokumentacionin e publikuar ne faqen zyrtare te ministrise. Me pas nese plotesojne kriteret do te duhet ti nenshtrohen testimit me shkrim dhe intervistes me goje. Ne fund te muajit gusht kryeministri Edi Rama drejtuesit e spitaleve i beri pergjegjes per keqmenaxhimin dhe iu kerkoi te dorezojne doreheqjet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!