MSH vendos numër tjeter kontakti për nevojat e pacientëve

schedule16:35 - 19 Mars, 2020

schedule 16:35 - 19 Mars, 2020

Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar se është vendosur një numër tjetër kontakti në dispozicion të qytetarëve të cilët mund të marrin informacion për këshilla dhe pyetje që lidhen me Koronavirusin.

Ky numër iu shërben edhe atyre qytetarëve të cilët duan të dinë se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim, si të lidhen  me mjekun e familjes por edhe për këshilla si të sillemi gjatë periudhës së qarkullimit të virusit Covid-19.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID-19, Manastirliu: Linjë e gjelbër falas për këshilla për qytetarët

Linja 0800 40 40 falas për t’ju përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në lidhje me COVID-19. Urgjencat për sëmundjet, përfshi edhe COVID-19 do të vijojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127!

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu lajmëroi sot vendosjen e një linje të gjelbër falas për qytetarët për këshilla dhe pyetje që lidhen me COVID-19.

Linja 0800 40 40 do të jetë në dispozicion të qytetarëve që duan të dinë se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim, si të lidhen me mjekun e familjes, por edhe për këshilla se si duhet të sillemi gjatë periudhës së qarkullimit të COVID-19

0800 40 40 do të jetë linjë e dedikuar këshilluese ndërsa numri unik 127 i urgjencës kombëtare do të shërbeje për urgjencat, edhe për ato që lidhen me COVID-19./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!