MSH: Ndërron jetë tek “Infektivi” profesori i Fakultetit të Mjekësisë Arjan Pushi, reagon Manastirliu

schedule14:31 - 30 Qershor, 2020

schedule 14:31 - 30 Qershor, 2020

Shënohet viktima e parë nga Covid 19 mes bluzave të bardha në Shqipëri.

Ai është mjeku hematolog Arjan Pushi. Ministria e Shëndetësisë njoftoi ndarjen nga jeta të hematologut në mesditë.

Mjeku hematolog po trajtohej prej ditësh në spitalin infektiv ndërkohë që nje ditë më parë gjendja shëndetësore e tij u përkeqësua dhe kolegët e intubuan.

Ndërkohë autoritete shëndetësore nuk kanë bërë të ditur burimin e infeksionit të mjekut.

Arjan Pushi ka patur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë.

Njoftimi i Ministrisë se Shëndetësisë: 

“Ministria e Shëndetësisë njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të profesorit të Fakultetit të Mjekësisë Arjan Pushi, i cili, referuar shërbimit infektiv, ndërroi jetë pak momente më parë në spitalin Infektiv, i prekur nga COVID19, pavarësisht përpjekjes maksimale të stafit mjekësor.

Prof. Arjan Pushi ka patur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime famljarëve dhe miqve të profesor Arjan Pushit”, thuhet ne njoftimin e Ministrisë.

Ndërkohë edhe Ministrja e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të mjekut Arjan Pushi.

Me anë të një statusi në facebook, Manastirliu shkruan se ndarja nga jeta e Profesor Pushit është humbje e madhe për stafin, miqtë dhe familjen e tij.

“Megjithë përpjekjet e kolegëve të cilët bënë të pamundurën për ta mbajtur në jetë Prof. Arjanin, ai nuk ja doli dot në betejën me virusin  e rrezikshëm”, shkruan Manastirliu.

Postimi: 

Ndarja nga jeta e Profesor Arjan Pushit është një dhimbje e madhe për familjen, për miqtë e tij, për kolegët, pedagogët e Universitetit të Mjekësisë ku ka shërbyer për shumë vite.

Kontributi i çmuar i Profesor Arjan Pushit për mjekësinë shqiptare, do të mbetet i pashlyeshëm ndër breza.

Megjithë përpjekjet e kolegëve, të cilët bënë të pamundurën për ta mbajtur në jetë në spitalin infektiv, prof. Arjani nuk ia doli dot, në betejën me virusin e rrezikshëm.

U prehsh në paqe Profesor Pushi!

Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve. Ju jemi pranë në këto momente të vështira!”

 

. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!