Mrekulli/ Një 24-vjeçare shpëtohet pas 27 orësh në rrënoja

schedule09:32 - 7 Shkurt, 2023

schedule 09:32 - 7 Shkurt, 2023

Turqia u zgjua sot e shkatërruar pas tërmeteve të forta që shkaktuan mijëra të vdekur dhe të plagosur. Ekipet e shpëtimit janë në garë me kohën për të kërkuar për të mbijetuar në rrënoja.

Një 24 vjeçare është shpëtuar ditën e sotme pas 27 orësh e bllokuar në rrënojat në Kahramanmaras. Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Turqinë ditën e djeshme ka shkuar në 4890.

Në Siri, qindra familje janë ende të bllokuara nën rrënojat e ndërtesave të dëmtuara, tha sot kreu i agjencisë siriane të mbrojtjes civile të drejtuar nga opozita.

Raed al-Saleh tha për Reuters se ishte e nevojshme urgjentisht ndihma nga organizatat ndërkombëtare për përpjekjet e grupit, të njohur si Helmetat e Bardha, në Sirinë veriperëndimore të kontrolluar nga rebelët, ku qindra njerëz janë vrarë dhe plagosur.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!