Mrekulli, mjekët kryejnë transplantin e parë të mitrës në Mbretërinë e Bashkuar

schedule15:10 - 23 Gusht, 2023

schedule 15:10 - 23 Gusht, 2023

Një ekip prej tetë kirurgësh ka kryer me sukses transplantin e parë të mitrës në Mbretërinë e Bashkuar. Një grua 40-vjeçare i dhuroi mitrës motrës së saj 34-vjeçare.

Të dyja gratë janë aktualisht në gjendje të mirë, pas dy operacioneve që zgjatën 17 orë. Pacientja, e cila dëshiron të mbetet anonime, ka lindur pa një mitër funksionale për shkak të një problemi të rrallë të quajtur sindroma Mayer-Rokitansky-Küster-Hauser (MRKH). Prek mbi 5000 gra në Mbretërinë e Bashkuar.

“Ne të gjithë kemi respekt të madh për këto dy gra që kanë ndihmuar kaq shumë të tjera në këtë vend që përballen me traumën e infertilitetit,” tha profesori Richard Smith, Kryetar i shoqatës bamirëse Womb Transplant UK.

Në maj, gruaja e parë në Spanjë që kishte realizuar një transplant të mitrës lindi në Klinikën Spitalore të Barcelonës. Vitin e kaluar, mjekët francezë kryen transplantin e tyre të dytë të suksesshëm të mitrës.

Transplanti i parë i suksesshëm në Francë u krye në mars 2019 në një paciente që tani është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!