Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Britani ku një grua e cila hoqi vezoret për ti shpëtuar kancerit ka sjellë në jetë një fëmijë.
Stacey Broadmintoë nga Stockport, Britania e Madhe u diagnostikua në vitin 2017 me pseudomyxoma peritonei (PMP), një formë e rrallë e kancerit që shfaqet një herë në një milion.
38-vjeçarja arriti të sjellë në jetë fëmijën e saj biologjik, djalin Harry, pasi ngriu vezët e saj mes operacioneve, duke e quajtur “fëmija i mrekullive”.
Megjithatë, IVF-ja e parë rezultoi me një abort dhe 38-vjeçarja, me vetëm dy embrione të përshtatshme për procedurën IVF, mbeti me shpresën e vetme për vezën e saj të fundit dhe të vetme të fekonduar.
“Harry në fakt më shpëtoi jetën time, sepse nëse nuk do të kisha një dëshirë të tillë për ta marrë, ndoshta nuk do të isha këtu sot. Pra, ai është shumë i veçantë. Ai ktheu gjithçka në jetën time, tani jeta ime ia vlen”, ka thënë ajo.
Broadmindoë, pasi përjashtoi shtatzëninë, filloi analizat më të specializuara dhe intensive.
Mjekët shpejt gjetën lëng në barkun e saj dhe pas testeve të mëtejshme në qendrën më të avancuar të trajtimit të kancerit në Mançester, onkologu i saj i tha asaj se kishte PMP dhe kishte të ngjarë të kishte një operacion për të hequr vezoret e saj.
“ Isha e shkatërruar, plotësisht, fjalë për fjalë po mendoja, ok kjo është ajo, unë kurrë nuk do të bëhem nënë. Nuk do ta realizoj kurrë ëndrrën e jetës sime”, kujton ajo.
Në operacionin e parë, që zgjati tetë orë, iu hoqën shpretka, fshikëza e tëmthit, tubat fallopiane dhe të dy vezoret. Më pas ajo ka bërë kimioterapi, por edhe një operacion të dytë ku bëri të mundur dhe ruajtjen e vezëve të saj.
“Isha shumë me fat, sepse ndërmjet dy operacioneve, arrita të bëja procedurën e NHS dhe të ngrija 17 vezë, për të cilën jam jashtëzakonisht mirënjohëse”, thotë ajo.
“Mrekullia absolute”
Në vitin 2021, pasi kapërceu aventurën, ajo filloi procesin e të paturit një fëmijë.
Nga 17 vezët e mbledhura, megjithatë, vetëm tetë ishin të përdorshme dhe nga këto vetëm dy mund të fekondoheshin./abcnews.al