Në Libi, një javë pas përmbytjeve që goditën vendin, një familje me pesë anëtarë u nxor e gjallë nga rrënojat nën të cilat ishin bllokuar. Operacioni i shpëtimit ndodhi në një zonë pranë Dernës.
Sakaq, Prokurori i Përgjithshëm ka njoftuar hapjen e një hetimi për shembjen e dy digave që shkaktuan përmbytjen katastrofike në Derna. Sipas rikonstruksionit të parë të fakteve, digat e dëmtuara janë ndërtuar në mesin e viteve 1970 nga një kompani nga Jugosllavia, bazuar në kërkesat e sigurisë së kohës.
Mbi dy milionë dollarë janë ndarë për mirëmbajtjen e digave dhjetë vjet më parë, por ka dyshime se paratë përfunduan diku tjetër.
Për OKB-në, nëse Libia do të kishte pasur një sistem adekuat të paralajmërimit të motit, tragjedia mund të ishte shmangur, ose të paktën mund të ishte lëshuar një urdhër evakuimi efektiv.
/abcnews.al