Është e pabesueshme ajo që ka ndodhur në Grupin C në Champions League. Atalanta e nisi mbrëmjen e sotme në vend të fundit të këtij grupi, por në mënyrë të mrekullueshme, ia ka dalë të kualifikohet si e dyta në grup.
Dinamo Zagreb, skuadra favorite për të vazhduar rrugëtimin në Champions së bashku me Manchester City, nuk ia doli t’i mposhtë anglezët në shtëpinë e saj, duke u mposhtur 1-4. Shakhtar Donetsk, skuadra e dytë favorite për t’u kualifikuar së bashku me Manchester City, u shokua nga Atalanta, me zikaltërit e Gasperinit që fituan me rezultatin 0-3.
⚫️? Scenes! Atalanta currently heading through…#UCL pic.twitter.com/bZL78Rfq3z
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) December 11, 2019
Berat Djimsiti luajti titullar në këtë takim dhe kishte meritë edhe në shënimin e golit të dytë për ekipin italian. Mbrëmje si këto, i shtojmë bukurinë dhe emocionet kompeticionit më elitar për klube. Berat Djimsiti bëhet shqiptari i dytë pas Elseid Hysajt që kualifikohet nga grupet e UEFA Champions League./abcnews.al