Mposhtën Shkëndijën e Tetovës, Struga shpallet për herë të dytë radhazi kampione e Maqedonisë së Veriut

schedule20:33 - 12 Maj, 2024

schedule 20:33 - 12 Maj, 2024

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke siguruar matematikisht vendin e parë falë diferencës prej tri pikësh ndaj kuqezinjve dhe avantazhit në ndeshjet direkte (dy fitore dhe një humbje).

Në ndeshjen e zhvilluar në Tetovë, struganët shënuan nga një gol në çdo pjesë, me autorë dy ish-futbollistë të Shkëndijës, Besart Ibraimi dhe Radeski.

Në fundin e pjesës së parë, Ibraimi realizoi një gol fantastik me një goditje të fortë nga jashtë zonës.

Golin e dytë e shënoi Radeski në pjesën e dytë, duke përfituar nga gabimi i mbrojtjes. Përballë portierit goditi saktë në cepin e portës, me topin që përfundoi në rrjetë.

Struga u shpall kampione edhe falë barazimit të Shkupit 0-0 përballë Brera Strumicës./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!